Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot seancën e gjashtë për vitin 2026, ku ka shqyrtuar dhe miratuar Planin Zhvillimor Pesëvjeçar dhe Planin Zhvillimor Dhjetëvjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.
Në këtë mbledhje, Bordi ka trajtuar gjithashtu komentet e NH “Ibër-Lepenc” SH.A. lidhur me njoftimin për mospajtueshmëritë e konstatuara, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e brendshëm të ZRRE-së.
Po ashtu, janë miratuar 21 kërkesa për marrje të autorizimit për vetëkonsum, me një kapacitet total të instaluar prej 400 kW, përcjell Energy Monitor.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen zyrtare të institucionit: www.ero-ks.org



