Home / Lajme / Kosova / Kosova destinacion i besueshëm për investime në energji të qëndrueshme

Kosova destinacion i besueshëm për investime në energji të qëndrueshme

Rëndësia e investimeve të qëndrueshme dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian në Kosovë për zhvillimin ekonomik të Kosovës ishte në qendër të diskutimeve në Forumin e 3-të të Investimeve të Qëndrueshme.

Në forum morën pjesë përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues institucionalë, përfaqësues të sektorit privat, partnerë zhvillimorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të cilët diskutuan mbi ndikimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian dhe financimit IPA në forcimin e ekonomisë së qëndrueshme dhe rritjen e investimeve në Kosovë.

Në kuadër të forumit, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Ekonomisë, Leonita Shabani Mullarama mori pjesë në panelin me temën “Investime të qëndrueshme infrastrukturore për një të ardhme me energji stabile dhe mjedis të pastër”, ku u diskutua mbi rëndësinë e investimeve strategjike në energji, infrastrukturë të qëndrueshme dhe tranzicion të gjelbër si shtylla kyçe për zhvillimin afatgjatë ekonomik të vendit.

Ajo gjatë diskutimeve tha se, “Kosova ndodhet në një fazë kyçe të tranzicionit energjetik dhe infrastrukturor, me fokus në ndërtimin e një sistemi modern, të qëndrueshëm dhe të harmonizuar me objektivat e Bashkimit Evropian për dekarbonizim. Përmes reformave ligjore, investimeve në energjinë solare, e erës dhe sistemeve të ruajtjes me bateri, Kosova po forcon sigurinë energjetike dhe po krijon një treg më transparent e tërheqës për investitorët, transmeton Energy Monitor.

Tutje ajo shtoi se, “sektori i energjisë së ripërtëritshme paraqet një nga mundësitë më premtuese për investime, ndërsa transparenca dhe përfshirja e qytetarëve në këto procese mbetet prioritet për realizimin e tyre.

Në fund Sekretarja Shabani Mullarama, ftoj investitorët ndërkombëtarë të shohin Kosovën si një partner të besueshëm dhe një treg me potencial të lartë për investime afatgjata dhe të qëndrueshme në energji.

Diskutimet e forumit u fokusuan në prioritetet strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sektorit privat dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian përmes instrumenteve financiare dhe programeve zhvillimore në Kosovë.

Diskutimet e forumit u fokusuan në prioritetet strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit, fuqizimin e sektorit privat dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian përmes instrumenteve financiare dhe programeve zhvillimore në Kosovë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com