Bordi drejtues i projektit “Inclusive and Just Pathway to 2030: Green Energy Future” është mbledhur për të shqyrtuar progresin e deritanishëm dhe për të diskutuar prioritetet për periudhën në vijim.
Projekti, i mbështetur nga Qeveria e Danimarkës dhe i zbatuar nga UNDP Kosovo në partneritet me Ministrinë e Ekonomisë dhe Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, synon avancimin e tranzicionit të drejtë energjetik në vend përmes reformave të politikave, investimeve në efiçiencë të energjisë dhe mbështetjes për familjet dhe bizneset e cenueshme, përcjell Energy Monitor.
Sipas njoftimit, diskutimet kanë theksuar partneritetin e ngushtë institucional që qëndron prapa iniciativës, si dhe angazhimin e përbashkët për zbatimin e zgjidhjeve energjetike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.
Autoritetet dhe partnerët e projektit theksojnë se iniciativa po synon ndërtimin e një sistemi energjetik më të gjelbër, më rezistent dhe më gjithëpërfshirës për Kosovën.



