KEDS Energy ka përfunduar një investim në Distriktin e Prizrenit, duke instaluar kabllo dhe kthina të reja 35 kV në Nënstacionin 110/35/10 kV Prizreni 1.
Sipas njoftimit të kompanisë, projekti përbën një ndërhyrje të rëndësishme në përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit të tensionit të mesëm dhe synon rritjen e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.
Nga ky investim përfitojnë drejtpërdrejt rajoni i Prizrenit, Dragashit dhe Zhurit, duke përfshirë përmirësim të stabilitetit të furnizimit, rritje të besueshmërisë së sistemit dhe rritje të kapaciteteve për zhvillimin e rrjetit në të ardhmen.
KEDS thekson se investimi është pjesë e vazhdueshme e modernizimit të rrjetit elektrik, me qëllim ofrimin e një shërbimi më të sigurt dhe më cilësor për konsumatorët.



