Home / Lajme / Kosova / Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës

Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës

Erërat e forta gjatë të martës kanë ndikuar edhe në furnizimin me ujë në shumë fshatra të Gjakovës.

Ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e erërave ka lënë jashtë funksionit stacionet e pompimit.

KRU “Gjakova” njoftoi se për shkak të kësaj, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin disa fshatra deri në rikthimin e energjisë elektrike.

Fshatrat ku nuk do të ketë as ujë janë: Hereq, Novosellë, Firzë, Dol – Lipovec, Kusarë, Polluzhë, Pastasel, Pataqan, Hoqë dhe Opterushë.

KRU njoftoi tutje se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rivendosjes së energjisë elektrike dhe vënies në funksion të stacioneve të pompimit.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com