Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, në kuadër të koordinimit të aktiviteteve për zbatimin e projekteve të efiçiencës së energjisë në sektorin publik.
Sipas njoftimit të FKEE-së, gjatë takimit u diskutuan komponentët kryesorë të projektit, struktura e implementimit, rolet dhe përgjegjësitë e palëve, si dhe modalitetet operacionale për zbatimin e aktiviteteve.
Në fokus të diskutimeve ishin edhe çështjet që lidhen me menaxhimin financiar, procedurat e prokurimit, kërkesat për pajtueshmëri, menaxhimin e rreziqeve mjedisore dhe sociale, angazhimin e palëve të interesit, mekanizmat për trajtimin e ankesave, si dhe korniza e rezultateve dhe monitorimit të projektit, përcjell Energy Monitor.
Takimi kishte për qëllim harmonizimin e hapave të ardhshëm ndërmjet FKEE-së, Bankës Botërore dhe Bashkimit Evropian, me synim sigurimin e një zbatimi sa më efikas të investimeve prioritare në fushën e efiçiencës së energjisë dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët përmes ndërhyrjeve në sektorin publik.
FKEE ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë për planifikimin dhe realizimin e projekteve që synojnë uljen e konsumit të energjisë, rritjen e kursimeve energjetike dhe përmirësimin e performancës energjetike të ndërtesave publike.
LEXO EDHE:
- FKEE dhe BE rikonfirmojnë bashkëpunimin në projekte të efiçiencës së energjisë në Kosovë
- FKEE dhe GIZ nënshkruajnë grant prej 1.5 milionë eurosh për efiçiencë të energjisë dhe energji të ripërtëritshme në Kosovë
- FKEE dhe BERZH diskutojnë zbatimin e programit 86 milionë euro për efiçiencë të energjisë
- Nga Kosova në skenën ndërkombëtare: FKEE si storie suksesi për efiçiencën e energjisë



