Për shkak të punimeve të planifikuara për mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrjetit, si dhe realizimit të investimeve dhe ndërhyrjeve nga palë të treta, KEDS ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në disa zona.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndërprerjeve të paralajmëruara nga KEDS për datën 13 gusht.
Rajoni i Prishtinës
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit
Nga TS 35/10kV Mazgiti do të ndërpritet:
Dalja 10kV J09 Qyteti (Obiliq) (kodi: 15019001) nga ora 09:00 deri 14:00.
Vendet: Mazgit te tyrbja, Prestreshët, Boshnjakët, Klinakët, Ujësjellësi, Berisht dhe Fakulteti i Gazetarisë
Arsyeja: Realizimi i punimeve sipas projektit.
Punime në projekte investive
1
Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpritet:
Dalja 10kV J35 Ulpiana 2 (kodi: 19100035) nga ora 09:00 deri 18:00
Vendet: Lagj. Ulpiana një pjesë, Rr. Fehmi Lladrovci, Rr. Zija Shemsiu, Rr. Henri Dunant, Fontana.
Arsyeja: Projekte Investive, konvertimi i daljeve nga niveli i tensionit 10kV në 20kV sipas projektit Feeder 6 Ulpiana.
2
Nga NS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërpritet:
Dalja 10kV J06 Ulpiana 1 (kodi: 19100038) nga ora 09:00 deri 18:00
Vendet: Një pjesë e Ulpianës, rr. Egnatia, rr. Hakif Zejnullahu, Mensa e Studentëve.
Arsyeja: Projekte Investive, konvertimi i daljeve nga niveli i tensionit 10kV në 20kV sipas projektit Feeder 6 Ulpiana.
Rajoni i Gjilanit
Punime në projekte investive
Nga NS 35/10kV Kllokot do të ndërpritet:
Dalja 10kV J12-Tërpeza (kodi: 61065012) nga ora 09:00 deri 16:00
Vendet: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë,
Arsyeja: Energjizimi i linjës së re sipas projektit LOT-22-24 Gjilani-L-22-24-04-4-09-Zhiti te Emini.



