Home / Lajme / Tjera / Sot mbahet Forumi Kosovë – Luksemburg, për mobilizimin e investimeve private

Sot mbahet Forumi Kosovë – Luksemburg, për mobilizimin e investimeve private

Sot do të mbahet Forumi Kosovë–Luksemburg, për mobilizimin e investimeve private.

Ngjarja do të bashkojë përfaqësues të institucioneve, sektorit financiar, bizneseve dhe ekspertë.

Forumi, i cili nis në ora 08:30, synon të krijojë mundësi për diskutim dhe bashkëpunim rreth mobilizimit të kapitalit privat dhe rritjes së investimeve në Kosovë.

Në fokus të takimit pritet të jenë mundësitë për investime, roli i sektorit financiar dhe krijimi i mekanizmave të rinj për mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com