Home / Lajme / Kosova / Shtyhet deri më 11 nëntor afati për subvencionet për riciklim dhe ekonomi qarkore

Shtyhet deri më 11 nëntor afati për subvencionet për riciklim dhe ekonomi qarkore

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shtyrë edhe për 15 ditë afatin për aplikim në Skemën e Subvencioneve për Start-up dhe Ndërmarrje për Riciklim dhe Ekonomi Qarkore. Afati i ri për aplikim është 11 nëntori 2026.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në këtë skemë mund të aplikojnë start-up-et dhe ndërmarrjet e vogla të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat mund të përfitojnë mbështetje financiare përmes kësaj skeme.

Ministria u ka bërë thirrje bizneseve të interesuara që ta shfrytëzojnë afatin e zgjatur për të paraqitur aplikimet e tyre.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com