Home / Lajme / Tjera / AWESK zgjeron rrjetin dhe paralajmëron bashkëpunim me GIZ-in

AWESK zgjeron rrjetin dhe paralajmëron bashkëpunim me GIZ-in

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë të Kosovës (AWESK) ka zgjeruar rrjetin e saj me anëtare të reja, pas prezantimit të organizatës në një ngjarje për rrjetëzim të organizuar nga Kosova Women 4 Women (K-W4W).

Gjatë aktivitetit, AWESK prezantoi misionin dhe mundësitë që ofron për fuqizimin dhe avancimin profesional të grave që punojnë në sektorin e energjisë. Sipas shoqatës, ngjarja shërbeu edhe si mundësi për zgjerimin e rrjetit, pasi disa gra të reja shprehën interesim dhe iu bashkuan organizatës, përcjell Energy Monitor.

AWESK bëri të ditur se po përgatitet për një projekt të përbashkët me GIZ Kosovo, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth përmbajtjes apo afateve të tij.

Shoqata synon të nxisë bashkëpunimin, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e mundësive profesionale për gratë, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sektorin e energjisë dhe në tranzicionin energjetik të Kosovës.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com