Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) ka mbajtur takimin e parë njoftues me përfaqësues të institucioneve dhe të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, ku ka prezantuar gjetjet e një hulumtimi mbi të drejtat dhe sigurinë e minatorëve në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua nevoja për avancimin e kornizës ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e minatorëve, të cilët punojnë në kushte të vështira.
Sipas organizatorëve, bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të punëtorëve është i rëndësishëm për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të minatorëve dhe sigurinë e tyre në vendin e punës.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit HumanRightivism, të mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë përmes Fondit për Zhvillim të Komunitetit (CDF).



