KEDS Energy po vazhdon të forcojë qasjen e saj të komunikimit të drejtpërdrejtë me punonjësit në të gjitha njësitë operative dhe distriktet e kompanisë, duke e vendosur bashkëpunimin dhe dialogun e brendshëm në qendër të zhvillimit organizativ.
Në këtë kuadër, Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë ka zhvilluar vizita në terren, ku është takuar me ekipet e punës për të diskutuar mbi aktivitetet e përditshme, sfidat operative dhe objektivat strategjike për periudhën në vijim. Takimet janë karakterizuar nga një atmosferë e hapur dhe konstruktive, duke i dhënë mundësi punonjësve të kontribuojnë drejtpërdrejt me ide dhe propozime për përmirësimin e proceseve të punës, përcjell Energy Monitor.
Gjatë këtyre diskutimeve është theksuar rëndësia e investimeve të vazhdueshme në rrjetin elektrik, modernizimit teknologjik, forcimit të sigurisë në punë dhe zhvillimit profesional të stafit. Këto elemente u vlerësuan si shtylla kyçe për ndërtimin e një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, më efikas dhe më të besueshëm për konsumatorët.
Kompania thekson se komunikimi i drejtpërdrejtë me ekipet në terren mbetet një nga vlerat themelore të saj, duke krijuar një kulturë organizative ku punonjësit janë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë. Në këtë mënyrë, KEDS Energy synon të forcojë më tej bashkëpunimin e brendshëm dhe të avancojë vizionin e saj për një sektor energjetik modern dhe të orientuar drejt njerëzve.



