Home / Lajme / Tjera / KEDS Energy forcon komunikimin me ekipet në terren, fokus në investime, siguri dhe zhvillim profesional

KEDS Energy forcon komunikimin me ekipet në terren, fokus në investime, siguri dhe zhvillim profesional

KEDS Energy po vazhdon të forcojë qasjen e saj të komunikimit të drejtpërdrejtë me punonjësit në të gjitha njësitë operative dhe distriktet e kompanisë, duke e vendosur bashkëpunimin dhe dialogun e brendshëm në qendër të zhvillimit organizativ.

Në këtë kuadër, Kryeshefi Ekzekutiv i kompanisë ka zhvilluar vizita në terren, ku është takuar me ekipet e punës për të diskutuar mbi aktivitetet e përditshme, sfidat operative dhe objektivat strategjike për periudhën në vijim. Takimet janë karakterizuar nga një atmosferë e hapur dhe konstruktive, duke i dhënë mundësi punonjësve të kontribuojnë drejtpërdrejt me ide dhe propozime për përmirësimin e proceseve të punës, përcjell Energy Monitor.

Gjatë këtyre diskutimeve është theksuar rëndësia e investimeve të vazhdueshme në rrjetin elektrik, modernizimit teknologjik, forcimit të sigurisë në punë dhe zhvillimit profesional të stafit. Këto elemente u vlerësuan si shtylla kyçe për ndërtimin e një sistemi energjetik më të qëndrueshëm, më efikas dhe më të besueshëm për konsumatorët.

Kompania thekson se komunikimi i drejtpërdrejtë me ekipet në terren mbetet një nga vlerat themelore të saj, duke krijuar një kulturë organizative ku punonjësit janë pjesë aktive e vendimmarrjes dhe zhvillimit të mëtejshëm të kompanisë. Në këtë mënyrë, KEDS Energy synon të forcojë më tej bashkëpunimin e brendshëm dhe të avancojë vizionin e saj për një sektor energjetik modern dhe të orientuar drejt njerëzve.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com