Home / Vende pune / KEDS: Teknik/e i/e Elektroteknikës (1)

KEDS: Teknik/e i/e Elektroteknikës (1)

Teknik/e i/e Elektroteknikës

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i Operimit Regjioni I më datë 30-07-2026 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Kryen leximin e saktë të pikave matëse të caktuara për konsumatorët përkatës
  • Shpërndan faturat e energjisë elektrike në kohë te konsumatorët
  • Identifikon konsumatorët e paligjshëm që janë kyçur në rrjetin e KEDS duke i shkyçur dhe raportuar ata
  • Realizon të gjitha shkyçjet, leximet dhe ndërrimet e njehsorëve sipas listës së dhënë
  • Realizon pllombimin e njehsorëve gjatë shkyçjes dhe ndërrimit të njehsorëve
  • Reagon konform rregulloreve në rast të ndonjë keqpërdorimi apo parregullsisë në terren
  • Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të Sigurisë dhe Shëndetit të Punë
  • Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit
  • Raporton për aktivitetet e kryera ditore
  • Kryen edhe punë tjera sipas nevojave të Departamentit

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollë e Mesme, drejtimi: Elektroteknik i Energjetikës, Instalues Elektrik, Makina Elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime Elektrike apo Elektroenergjetikë (E lëshuar nga Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional)
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme
  • Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, shkyçjeve, etj.
  • Shkathtësi për të punuar në ekip dhe nën presion
  • Aftësi të mira të shërbimit ndaj klientit
  • Aftësi të mira analitike dhe të mbajtjes së shënimeve
  • Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi
  • Njohuri të mira të paketës së MS Office

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

KEDS beson në një ambient pune ku talenti, përkushtimi dhe aftësitë janë të vetmet kritere për sukses. Prandaj, inkurajojmë fuqimisht vajzat dhe gratë të aplikojnë për pozitat e hapura të punës. Jemi të përkushtuar ndaj një vendi pune gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të mbështetur në vlera që promovojnë diversitetin dhe fuqizimin e të gjithë punonjësve.

Afati i fundit: 20.08.2026

Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.

APLIKO

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com