Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) ka njoftuar se ka lidhur memorandum bashkëpunimi me klinikën stomatologjike “Dental Therapy” në Obiliq.
Sipas marrëveshjes, anëtarët e sindikatës përfitojnë 20% zbritje në të gjitha shërbimet stomatologjike të klinikës.
“Ky bashkëpunim është një përfitim i drejtpërdrejtë për anëtarët tanë dhe një hap i radhës drejt kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, thuhet në komunikatën e SRKEK, përcjell Energy Monitor.
Për të përfituar zbritjen, anëtarët duhet të dëshmojnë anëtarësinë në SRKEK.
Sindikata e ka paraqitur marrëveshjen si një përfitim shtesë për anëtarët dhe pjesë të përpjekjeve për të ofruar shërbime dhe përfitime të tjera për ta.



