Home / Lajme / Tjera / Sindikata e Re e KEK-ut lidh marrëveshje me klinikë stomatologjike, të gjithë anëtarët përfitojnë zbritje

Sindikata e Re e KEK-ut lidh marrëveshje me klinikë stomatologjike, të gjithë anëtarët përfitojnë zbritje

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) ka njoftuar se ka lidhur memorandum bashkëpunimi me klinikën stomatologjike “Dental Therapy” në Obiliq.

Sipas marrëveshjes, anëtarët e sindikatës përfitojnë 20% zbritje në të gjitha shërbimet stomatologjike të klinikës.

“Ky bashkëpunim është një përfitim i drejtpërdrejtë për anëtarët tanë dhe një hap i radhës drejt kujdesit për shëndetin dhe mirëqenien e tyre”, thuhet në komunikatën e SRKEK, përcjell Energy Monitor.

Për të përfituar zbritjen, anëtarët duhet të dëshmojnë anëtarësinë në SRKEK.

Sindikata e ka paraqitur marrëveshjen si një përfitim shtesë për anëtarët dhe pjesë të përpjekjeve për të ofruar shërbime dhe përfitime të tjera për ta.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com