Home / Highlights / KEK ndalon njësinë A3 pas një defekti teknik

KEK ndalon njësinë A3 pas një defekti teknik

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndaluar në mënyrë të kontrolluar njësinë A3 të Termocentralit Kosova A, pas evidentimit të një defekti teknik.

Sipas KEK-ut, njësia është ndaluar në ora 22:17, si masë parandaluese për të shmangur dëmtimin e mëtejshëm të pajisjeve dhe për të krijuar kushte të sigurta për ndërhyrjen teknike.

Ekipet e KEK-ut janë duke punuar për trajtimin dhe sanimin e defektit. Njësia A3 pritet të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë.

KEK nuk ka dhënë detaje për natyrën e defektit apo kohën e pritshme të rikthimit të njësisë në operim.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com