Home / Lajme / Rrjeti elektrik / KEDS investon 278 mijë euro në përmirësimin e rrjetit elektrik në Prizren

KEDS investon 278 mijë euro në përmirësimin e rrjetit elektrik në Prizren

KEDS po investon 278,337.84 euro në modernizimin e rrjetit elektrik në Zonën Kadastrale Billushë të Komunës së Prizrenit, përmes projektit “Dalja 10 kV Hoqa e Qytetit”.

Sipas KEDS-it, projekti synon përmirësimin e infrastrukturës së rrjetit dhe reduktimin e prishjeve dhe ndërprerjeve të energjisë elektrike për konsumatorët e kësaj zone.

Projekti është pothuajse i përfunduar. Aktualisht ka mbetur vetëm një segment ku do të instalohen tri shtylla të reja prej çeliku dhe përçues të rinj, në pjesën ku linja ekzistuese mbështetet në shtylla druri të amortizuara, përcjell Energy Monitor.

KEDS ka bërë të ditur se përfundimi i këtij segmenti është i nevojshëm për energjizimin e pjesës tjetër të përfunduar të projektit.

Investimi është pjesë e përpjekjeve të KEDS-it për modernizimin e rrjetit të shpërndarjes dhe rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji elektrike.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com