Home / Lajme / Tjera / Depozita e Gjelbër: FKGK dhe ProCredit Bank nënshkruajnë marrëveshje për financimin e investimeve të gjelbra

Depozita e Gjelbër: FKGK dhe ProCredit Bank nënshkruajnë marrëveshje për financimin e investimeve të gjelbra

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) dhe ProCredit Bank Kosova kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për zbatimin e instrumentit “Depozita e Gjelbër”, i cili synon të rrisë financimin për investime të gjelbra në bizneset e Kosovës.

Përmes këtij instrumenti, FKGK vendos depozita në institucionet financiare partnere, me qëllim që kapitali të orientohet drejt financimit të investimeve më efikase dhe të qëndrueshme.

Sipas FKGK-së, bashkëpunimi me ProCredit Bank përmes “Depozitës së Gjelbër” krijon mundësi të reja për bizneset që planifikojnë investime me ndikim pozitiv në mjedis dhe në efikasitetin e përdorimit të burimeve.

Instrumenti mund të mbështesë projekte që lidhen me efikasitetin energjetik, teknologjitë e pastra dhe investimet e gjelbra, duke ndihmuar bizneset të ulin kostot dhe ndikimin e tyre mjedisor, përcjell Energy Monitor.

Nisma mbështetet nga projekti “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas.

Sipas FKGK-së, qëllimi është që kapitali të shndërrohet në financim, financimi në investime dhe investimet në ndikim pozitiv për ekonominë dhe mjedisin.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com