Home / Highlights / KEK me tre njësi në operim: Pas defekteve Njësia A4 rikthehet në rrjet

KEK me tre njësi në operim: Pas defekteve Njësia A4 rikthehet në rrjet

Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka bërë të ditur se është Njësia A4 është rikthyer në operim gjatë të shtunës, 22 gusht.

KEK kishte njoftuar se gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë në komunën e Obiliqit.

“KEK njofton se, pas përfundimit me sukses të sanimeve të nevojshme, njësia A4 ka filluar procesin e startimit dhe së shpejti pritet të sinkronizohet me rrjetin.

Gjatë fazës së startimit, për arsye teknologjike, tymi mund të jetë më i theksuar për disa orë. KEK kërkon mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër”, thuhet në njoftim.

Kjo njësi ishte larguar nga operimi më datën 11 gusht për shkak të parregullsive të evidentuara. Me rikyçjen në rrjet të njësisë A4, sipas të dhënave të publikuar për ditën e sotme, KEK operon me 520MWh.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com