Home / Lajme / Rajoni / Shqipëri: Shuhen deri në 9 miliardë lekë detyrime ndaj OSHEE-së

Shqipëri: Shuhen deri në 9 miliardë lekë detyrime ndaj OSHEE-së

Qeveria shqiptare vendosi në shkurt 2015 shuarjen e detyrimeve të prapambetura ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për institucionet buxhetore dhe institucionet e financuara nga buxheti, të krijuara deri më 31 dhjetor 2014.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare më 23 shkurt 2015, detyrimet ndaj OSHEE-së do të shuheshin deri në vlerën 9 miliardë lekë. Në proces përfshiheshin KESH, OSHEE dhe Ministria e Financave.

Vendimi përfshinte edhe detyrime të prapambetura të komunave dhe bashkive ndaj OSHEE-së, të cilat, sipas të dhënave të publikuara në atë kohë, arrinin në rreth 269 milionë lekë deri më 31 dhjetor 2014, përcjell Energy Monitor.

Shuarja e këtyre detyrimeve pasoi një vendim të vitit 2014 për shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella ndërmjet institucioneve publike në vlerën rreth 4.45 miliardë lekë.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com