Home / Lajme / Kosova / Ymeri: Blloku B2 i KEK-ut është jashtë funksionit

Ymeri: Blloku B2 i KEK-ut është jashtë funksionit

Deputetja Janina Ymeri ka deklaruar se blloku B2 i Termocentralit Kosova B është jashtë funksionit.

Në një postim në Facebook, Ymeri ka thënë se në orën 13:00 vetëm një nga pesë njësitë e KEK-ut ishte regjistruar si aktive.

“Blloku B2 është në zero. Bile, në orën 13:00, nga 5 blloqe është regjistruar vetëm një si aktiv”, ka shkruar Ymeri.

Ymeri nuk ka dhënë detaje për arsyen e ndaljes së B2, ndërsa KEK-u deri tani nuk ka bërë të ditur informacione për gjendjen e kësaj njësie.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com