Home / Lajme / Tjera / KEK anulon tenderin për renovimin e reaktorëve të “Kosovës A”, asnjëra ofertë nuk i plotësoi kushtet

KEK anulon tenderin për renovimin e reaktorëve të “Kosovës A”, asnjëra ofertë nuk i plotësoi kushtet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka anuluar tenderin për renovimin e reaktorëve R1 dhe R2 në bllokun A5 të Termocentralit “Kosova A”, pasi asnjëra nga dy kompanitë pjesëmarrëse nuk i ka plotësuar kërkesat e dosjes së tenderit.

Vendimi për anulimin e procedurës së prokurimit është marrë më 19 tetor 2026. Vlera e parashikuar e kontratës ishte 190 mijë euro.

Në arsyetimin e vendimit, KEK ka bërë të ditur se procedura është anuluar pasi ofertat e pranuara nuk i kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në dosjen e tenderit, përcjell Energy Monitor.

Tenderi ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët. Megjithatë, oferta me çmimin më të ulët nuk mund të përzgjidhet nëse nuk i plotëson edhe kërkesat e tjera të përcaktuara nga autoriteti kontraktues.

Deri më tani, KEK nuk ka bërë të ditur nëse do ta rishpallë tenderin për renovimin e dy reaktorëve.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com