Drejtoresha e Tregtimit në KESCO, Alketa Sahiti, ka mbajtur një ligjëratë mysafire në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në kuadër të Javës së Industrisë.
Ligjërata u përqendrua në funksionimin e tregut të energjisë elektrike, zhvillimet në sektor, formimin e çmimeve, proceset e tregtimit dhe menaxhimin e rreziqeve. Studentët patën mundësinë të njihen me këto procese përmes përvojës praktike të një profesionisteje të industrisë së energjisë.
Sipas njoftimit të KESCO-s, aktiviteti është pjesë e bashkëpunimit ndërmjet kompanisë dhe Universitetit të Prishtinës, me synim shkëmbimin e njohurive profesionale dhe afrimin e studentëve me zhvillimet në tregun e energjisë.



