Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e dy thirrjeve të reja publike, të dedikuara për sektorin publik dhe atë rezidencial.
Në prag të publikimit të tyre, stafi i Fondit ka mbajtur një punëtori dyditore për të koordinuar aktivitetet dhe për të finalizuar përgatitjet ligjore, financiare, inxhinierike dhe të komunikimit që lidhen me zbatimin e thirrjeve.
Në sektorin rezidencial, njëra nga thirrjet do të jetë e dedikuar për ndërtesat shumëbanesore dhe do të zhvillohet në kuadër të projektit për optimizimin e mekanizmave të financimit të FKEE-së për efiçiencën e energjisë dhe burimet e ripërtëritshme të energjisë, përcjell Energy Monitor.
Thirrja tjetër do të mbështesë zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesat publike në Kosovë.
Sipas FKEE-së, përmes këtyre dy programeve synohet të zgjerohet mbështetja për investimet në efiçiencën e energjisë, ndërsa përgatitjet po bëhen me qëllim të sigurimit të një procesi transparent dhe efikas për të gjitha palët e interesit.



