Home / Lajme / Kosova / FKEE vazhdon koordinimin e programeve të reja për investime në efiçiencën e energjisë me komunat

FKEE vazhdon koordinimin e programeve të reja për investime në efiçiencën e energjisë me komunat

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka zhvilluar takime me përfaqësues të pushtetit lokal për të koordinuar programet e reja të investimeve në efiçiencën e energjisë dhe zgjerimin e bashkëpunimit me komunat.

Drejtoresha menaxhuese e FKEE-së, Njomza Hoxha, është takuar me zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, në një takim ku është diskutuar zhvillimi i programeve që synojnë t’i përshtaten më mirë nevojave të komunave.

Sipas njoftimit të Fondit, bashkërendimi synon që investimet dhe buxheti publik të përkthehen në përfitime konkrete për komunat dhe qytetarët, përmes projekteve që përmirësojnë efiçiencën e energjisë, përcjell Energy Monitor.

Në kuadër të angazhimeve me komunat, Hoxha ka vizituar edhe Novobërdën, ku është pritur nga nënkryetari i komunës, Abdyl Gashi.

Novobërda ka përfituar më herët nga masat e efiçiencës së energjisë përmes skemës kthyese të FKEE-së. Gjatë takimit janë prezantuar edhe projekte të reja, të cilat, sipas Fondit, janë pranë fillimit të zbatimit.

Skema kthyese e FKEE-së mbështet investimet në masa të efiçiencës së energjisë, duke synuar uljen e konsumit, kursimin e energjisë dhe përmirësimin e kushteve të ndërtesave përfituese.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com