Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka pritur në zyrat e tij përfaqësues të Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në financimin e investimeve të gjelbra në Kosovë.
Takimi u zhvillua në kuadër të misionit të IFC-së në Kosovë përmes Projektit për Klimën në Ballkanin Perëndimor. Gjatë tij u diskutua për përvojën e FKEE-së në financimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe për mundësitë e zhvillimit të mekanizmave të financimit të qëndrueshëm.
Palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për potencialin e tregut financiar në Kosovë dhe rolin e institucioneve në rritjen e financimit të gjelbër dhe mbështetjen e investimeve që lidhen me klimën.
FKEE nuk ka bërë të ditur nëse takimi ka rezultuar me ndonjë marrëveshje konkrete apo hapa të mëtejshëm të bashkëpunimit.



