Në Maqedoninë e Veriut, energjia elektrike e prodhuar në qershor 2025 është më e madhe se energjia elektrike e konsumuar.
Sipas të dhënave të publikuara, në qershor në kët vemd energjia elektrike bruto e prodhuar totale është 333 640 MWh, apo 12.5% më shumë se konsumi bruto i brendshëm i energjisë elektrike.
Sipas të dhënave të ESHS-së, prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 100 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike, ndërsa 99.9% e konsumit të përgjithshëm të qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
Në qershor të vitit 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjencave është: 296 651 МWh energji elektrike, 8.334 milion nm3 gaz natyror, 357 500 tonelata qymyr dhe 101 113 tonelata produkte nafte.