Tregu ditor (day-ahead) i energjisë elektrike në ALPEX shënoi një rritje të ndjeshme në tetor 2025. Vëllimi i energjisë së tregtuar arriti në 159.5 GWh, nga 86.6 GWh në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke shënuar një rritje prej 84.3%.
Vlera monetare e transaksioneve u rrit për rreth 88%, duke arritur rreth 40 milionë euro. Në zonën e ofertës së Shqipërisë u tregtuan 101.6 GWh, ndërsa në zonën e Kosovës 99 GWh. Çmimi mesatar i energjisë së tregtuar ishte rreth 126.8 €/MWh për Shqipërinë dhe 126.4 €/MWh për Kosovën.
Kjo rritje tregon zhvillimin e vazhdueshëm të tregut të energjisë në rajon dhe rëndësinë e ALPEX si platformë për furnizuesit dhe konsumatorët.



