KOSTT njofton se transformatori energjetik TR3 në Nënstacionin Prizren 1 do të shkyçet përkohësisht për të mundësuar punimet urgjente për eliminimin e defekteve në transformatorin e fuqisë T3 (110 kV/10 kV).
Si pasojë e kësaj shkyçje, sipas KEDS, të afektuar janë gjithsej 14,981 konsumatorë. Punimet parashikohen të zgjasin rreth katër orë, gjatë të cilave një pjesë e qytetarëve dhe institucioneve të furnizuara nga NS Prizren 1 do të mbesin pa energji elektrike. Reduktimi i planifikuar është rreth 30 MW.
KOSTT kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe institucioneve deri në përfundimin e punimeve dhe rikthimin normal të furnizimit me energji elektrike.

