Home / Lajme / Rajoni / Serbia planifikon të mundësojë tregtimin e kredive të karbonit

Serbia planifikon të mundësojë tregtimin e kredive të karbonit

Bursa e Beogradit ka njoftuar se ka në plan të mundësojë tregtimin e kredive të karbonit, një instrument që lejon subjektet ekonomike të tregtojnë certifikata të karbonit me qëllim uljen e emetimeve.

Kjo nismë synon të krijojë një mekanizëm të ri tregtar për reduktimin e emetimeve dhe përshpejtimin e tranzicionit drejt një ekonomie më të pastër.

Shefi ekzekutiv i Bursës së Beogradit, Lazo Ostojic, ka deklaruar se platforma e tregtimit të kredive të karbonit do të jetë një nga produktet e reja inovative që do të ofrohen për investitorët, duke synuar gjithashtu lidhen e tregjeve kapitale të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe integrimin me tregje më të gjera evropiane, njofton Balkan Green Energy News.

Mekanizmi i Rregullimit të Karbonit në Kufij (CBAM) i BE-së hyri në fuqi më 1 janar.

Ndërmarrjet në BE që importojnë alumin, çimento, energji elektrike, hekur dhe çelik, hidrogjen dhe plehra nga vendet jashtë BE-së janë të detyruara të paguajnë një çmim për karbonin sipas CBAM.

/Energy Monitor