Home / Lajme / Rajoni / FIAA mban konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme dhe strategjinë e rritjes 2030 në Tiranë

FIAA mban konferencën për Energjinë e Ripërtëritshme dhe strategjinë e rritjes 2030 në Tiranë

Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë ka organizuar konferencë mbi energjinë e ripërtëritshme. Në edicionin e tretë, ekspertë dhe drejtues të sektorit diskutuan për strategjinë e rritjes dhe projektet deri ne vitin 2030.

Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë ka mbledhur në Tiranë drejtues të lartë të industrisë, politikbërës, rregullatorë dhe aktorë të tregut për edicionin e tretë të konferencës mbi energjinë e ripërtëritshme.

Në konferencën e organizuar, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Delegacionin e BE-së në Shqipëri, një vend të veçantë zuri Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, i përfaqësuar nga Zëvendësdrejtorja Marie-Therese Richter-Kuhnert.

Prania aktive e Sekretariatit dëshmon njohjen ndërkombëtare të progresit të Shqipërisë në sektorin energjetik dhe angazhimin institucional për integrimin e vendit në tregun evropian të energjisë.

Nëpërmjet pesë sesioneve tematike, konferenca trajtoi zgjerimin e qëndrueshëm të energjisë diellore dhe të erës, fleksibilitetin e rrjetit, shkëmbimet energjetike ndërrajonale, ruajtjen e energjisë, mekanizmin CBAM dhe garancinë e origjinës.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se suksesi i deritanishëm i sektorit është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë midis aktorëve të tregut dhe qeverisë shqiptare, duke shprehur besimin e tij për një vazhdimësi po aq të suksesshme drejt vitit 2030.

Konferenca e tretë e Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë mbi energjinë e ripërtëritshme konfirmoi rolin e kësaj shoqate si urë lidhëse midis komunitetit të investitorëve të huaj dhe institucioneve shqiptare e evropiane.

/euronews.al

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com