Home / Lajme / Rajoni / Ancala blen tre impiante me biomasë në Kroaci, dyfishon kapacitetin në 25 MW

Ancala blen tre impiante me biomasë në Kroaci, dyfishon kapacitetin në 25 MW

Ancala nga Britania e Madhe ka blerë tre impiante me biomasë në Kroaci, duke zgjeruar ndjeshëm praninë e saj në sektorin e energjisë së ripërtëritshme në rajon.

Sipas njoftimit, impiantet – secili me kapacitet prej 5 MW – janë blerë nga kompania kroate The Sherif Group. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk janë bërë ende publike.

Impitantet e reja ndodhen në Glina, Karlovac dhe Brinje dhe kanë qenë në operim që nga vitet 2017, 2020 dhe 2021, përcjell Energy Monitor.

Me këtë transaksion, platforma biomase e Ancala-s në Kroaci më shumë se dyfishon kapacitetin e saj të prodhimit në 25 MW dhe tani përfshin pesë impiante në total.

Në tërësi, këto impiante prodhojnë rreth 200,000 MWh energji elektrike në vit, e mjaftueshme për të furnizuar mbi 45,000 familje, njofton Energy Monitor.

Impiantet përdorin biomasë nga burime pyjore dhe bujqësore lokale dhe operojnë në bazë të kontratave afatgjata për furnizim dhe çmime të garantuara të energjisë (feed-in tariffs), duke siguruar stabilitet financiar për projektet.

Ky investim është pjesë e strategjisë së Ancala për të zgjeruar portofolin e saj në energjinë e ripërtëritshme dhe për të ndërtuar një prodhues të rëndësishëm energjie në Kroaci.

Kompania ka investuar mbi 1 miliard euro në infrastrukturë që lidhet me tranzicionin energjetik dhe po eksploron mundësi të tjera zgjerimi përmes blerjeve të ngjashme.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com