Ministrja e Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2026 janë arkëtuar mbi 50 mijë euro nga gjobat e shqiptuara nga Inspektorati i Mjedisit.
Sipas saj, në kuadër të ministrisë është nisur një qasje e re ndaj ndotësve të mjedisit, me fokus në forcimin e zbatimit të ligjit dhe rritjen e kontrolleve në terren.
“Gjatë vitit 2026, Inspektorati Mjedisor ka shqiptuar 28 gjoba në fusha të ndryshme, duke arkëtuar mbi 50 mijë euro nga këto gjoba. Ky është vetëm fillimi”, deklaroi Pacolli, transmeton Energy Monitor.
Ajo shtoi se institucionet do të rrisin intensitetin e inspektimeve dhe do të veprojnë “pa kompromis” ndaj shkelësve të rregullave mjedisore.
Deklarata vjen në një periudhë kur institucionet në Kosovë kanë paralajmëruar kontrolle më të ashpra ndaj aktiviteteve që ndikojnë në ndotjen e mjedisit dhe degradimin e resurseve natyrore.



