Home / Lajme / Kosova / IQMT: 9 inspektime në Gjilan dhe Mitrovicë, 3 njehsorë elektrikë në verifikim laboratorik gjatë aksionit të djeshëm

IQMT: 9 inspektime në Gjilan dhe Mitrovicë, 3 njehsorë elektrikë në verifikim laboratorik gjatë aksionit të djeshëm

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Komisionin Ad Hoc të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), po vazhdon aksionin e përditshëm për verifikimin e njehsorëve elektrikë, në përgjigje të ankesave të konsumatorëve.

Në kuadër të aksionit të zhvilluar sot (06.05.2026), janë realizuar gjithsej 9 inspektime në komunat e Gjilanit dhe Mitrovicës. Nga këto kontrolle, 3 raste janë dërguar për verifikim të detajuar në laboratorin e AMK-së, ndërsa për njehsorët e tjerë të tërhequr nga KEDS-i do të kërkohet sjellja e tyre për testim laboratorik.

Sipas IQMT-së, në rastet ku konstatohen devijime në orë dhe datë të njehsorëve, të dhënat do t’i përcillen KESCO-s për kompensimin e konsumatorëve. Po ashtu, për çdo njehsor me afat të skaduar të vlefshmërisë, do të vazhdohet me shqiptimin e gjobave ndaj KEDS-it.

Institucioni thekson se aksioni po zhvillohet çdo ditë të javës dhe ka për qëllim rritjen e transparencës, mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e saktësisë në matjen e konsumit të energjisë elektrike.

Qytetarët janë të ftuar të raportojnë çdo parregullsi të mundshme lidhur me njehsorët elektrikë në numrin e Viber-it +383 (0) 46 311-000 ose në email-in konsumatori@rks-gov.net.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com