Home / Lajme / Kosova / Elektrostublla prezantohet në “Future Industry Minds 2026” në Gjermani

Elektrostublla prezantohet në “Future Industry Minds 2026” në Gjermani

Kompania kosovare Elektrostublla L.L.C. po merr pjesë në ngjarjen ndërkombëtare “Future Industry Minds 2026”, e cila po mbahet në Gjermani dhe konsiderohet një nga platformat më të rëndësishme evropiane për industrinë, energjinë, teknologjinë dhe inovacionin.

Gjatë këtij eventi, përfaqësuesit e kompanisë po zhvillojnë takime me kompani dhe partnerë ndërkombëtarë në fusha të ndryshme, përfshirë energjinë dhe dekarbonizimin, infrastrukturën elektroenergjetike, industrinë e mençur dhe inteligjencën artificiale, menaxhimin e objekteve, si dhe zinxhirin e furnizimit dhe logjistikën.

Nga kompania theksojnë se pjesëmarrja në këtë forum përfaqëson një mundësi të rëndësishme për krijimin e partneriteteve të reja strategjike dhe për zgjerimin e bashkëpunimit me kompani lider në tregun evropian, përcjell Energy Monitor.

Sipas Elektrostubllës, prezantimi në këtë ngjarje ndërkombëtare është pjesë e përpjekjeve për të forcuar pozicionin e kompanisë si një ndërmarrje profesionale nga Kosova, e orientuar drejt inovacionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe integrimit në tregjet ndërkombëtare.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com