Kompania gjermane WPD planifikon të modernizojë parkun me erë Orlice në Kroaci, duke zëvendësuar 11 turbinat ekzistuese me tri turbina të reja nga 6 MW dhe duke instaluar një sistem baterish me kapacitet prej 10 MW.
Siç ka shkruar Balkan Green Energy News, projekti parasheh rritjen e kapacitetit të parkut nga 9.6 MW në deri në 20 MW. Orlice ndodhet në qarkun e Shibenikut-Knin dhe është në funksion që nga viti 2009, njofton Balkan Green Energy News.
Bateritë do të mundësojnë ruajtjen e energjisë së prodhuar nga era dhe injektimin e saj në rrjet kur prodhimi bie, duke e bërë furnizimin më të qëndrueshëm dhe duke përmirësuar shfrytëzimin e kapaciteteve, përcjell Energy Monitor.
WPD po shqyrton gjithashtu modernizimin e parkut Trtar-Krtolin dhe shtimin e kapaciteteve solare në parkun me erë Katuni, me synimin për të zhvilluar një central hibrid.



