Kompania Qair ka marrë miratimin mjedisor për ndërtimin e një parku fotovoltaik me kapacitet rreth 60 MW në Nikshiq, në Mal të Zi, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt realizimit të projektit.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Mal i Zi ka aprovuar studimin e ndikimit në mjedis (EIA) për projektin, i cili zhvillohet nga kompania lokale Qair Montenegro, pjesë e grupit francez të energjisë së ripërtëritshme.
Ky vendim i hap rrugë fazave të mëtejshme të zhvillimit, përfshirë sigurimin e lejeve të tjera dhe përgatitjen për ndërtim, ndërsa projekti konsiderohet pjesë e përpjekjeve të vendit për të rritur kapacitetet nga burimet e ripërtëritshme dhe për të diversifikuar prodhimin energjetik.
Qair është aktive në tregun e Malit të Zi prej disa vitesh dhe po zhvillon një portofol projektesh në energjinë diellore dhe atë të erës, duke synuar të kontribuojë në tranzicionin energjetik të vendit dhe në arritjen e objektivave kombëtare për energjinë e pastër.



