Home / Highlights / KEK nis remontin vjetor të njësisë B2 në TC Kosova B, vazhdojnë investimet për standardet e BE-së

KEK nis remontin vjetor të njësisë B2 në TC Kosova B, vazhdojnë investimet për standardet e BE-së

Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur remontin e rregullt vjetor të njësisë B2 në Termocentralin Kosova B, në përputhje me planifikimin e Bilancit Vjetor Energjetik.

Sipas njoftimit, remonti 30-ditor synon mirëmbajtjen teknike të njësisë, rritjen e sigurisë në operim dhe garantimin e funksionimit të qëndrueshëm të saj në sistemin elektroenergjetik të vendit.

Ndërkohë, njësia B1 e të njëjtit termocentral është duke kaluar nëpër një proces të thellë modernizimi. Investimet përfshijnë ndërtimin e elektrofiltrave dhe instalimin e sistemit DeNOx, projekte që kanë nisur në muajin prill dhe pritet të përfundojnë në fillim të dhjetorit.

Pas përfundimit të këtyre ndërhyrjeve, pritet të rritet ndjeshëm siguria operacionale, të zgjatet jetëgjatësia e njësisë për rreth 20 vite dhe të përmirësohet performanca mjedisore, duke e afruar funksionimin e termocentralit me standardet e Bashkimit Evropian.

Këto zhvillime janë pjesë e përpjekjeve për modernizimin e kapaciteteve ekzistuese dhe për përmirësimin e qëndrueshmërisë së furnizimit me energji në Kosovë.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com