Kosova mbetet ekonomia me të ardhurat më të ulëta për frymë në Ballkanin Perëndimor, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Sipas FMN-së, të ardhurat për frymë në Kosovë llogariten në 8,958 dollarë, duke e renditur vendin pas Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinës.
Teksa thekson se përmirësimi i performancës ekonomike lidhet drejtpërdrejt me thellimin e reformave.
“Përmirësimi i produktivitetit dhe reformat në tregun e punës mbeten elemente kyçe për përballimin e sfidave strukturore dhe demografike”, vlerëson FMN.
Në analizën e tij, FMN nënvizon se investimet në kapitalin njerëzor, modernizimi teknologjik dhe përmirësimi i klimës së biznesit mbeten faktorë përcaktues për zhvillimin ekonomik.
“Ekonomitë e rajonit po kalojnë gradualisht nga një model i mbështetur kryesisht në konsum drejt një rritjeje më të bazuar në investime dhe eksporte”, thuhet në raport.
Sa i përket Shqipërisë, FMN evidenton një nivel më të lartë të të ardhurave për frymë në raport me Kosovën dhe e lidh këtë me disa faktorë ekonomikë.
“Disiplina fiskale, zgjerimi i sektorit të shërbimeve dhe investimet në infrastrukturë kanë ndikuar në forcimin e performancës ekonomike”, thekson FMN.
Sfida kryesore sipas FMN-së për vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet rritja e konkurrueshmërisë ekonomike.
“Forcimi i produktivitetit dhe krijimi i një ekonomie më konkurruese mbeten thelbësore për afrimin me standardet europiane”, përfundon FMN.



