Home / Lajme / Rajoni / Shqipëri: Çmimet e energjisë në treg të lirë janë ulur, bizneset me alternativa furnizimi

Shqipëri: Çmimet e energjisë në treg të lirë janë ulur, bizneset me alternativa furnizimi

Çmimi i energjisë në treg të lirë në Shqipëri ka rënë rreth 25% në vitin 2024. Në mesataren vjetore ai ishte, 11.28 lekë/kWh, ose 4 lekë më pak se mesatarja e vitit 2023.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, vlera më e ulët e çmimit të blerjes rezultoi në muajin prill, ku 1 kWh është blerë me 6.19 lekë.

Energjia në treg të lirë ofrohet si alternativë për bizneset për të zgjedhur mes Furnizuesit Universal, që është pjesë e OSHEE-së dhe furnizuesve privatë.

Sipas rregullatorit, çmimi i blerjes së energjisë në treg të lirë nuk është ai final me të cilin furnizohen subjektet, pasi Enti Rregullator i Energjisë sipas një metodologjie përllogarit çmimin final që përfshin edhe kostot e shpërndarjes, një fitim minimal, shpenzime operative dhe transmetimin.

Aktualisht në tregun e lirë janë bizneset në tension 10, 20 dhe 35 kv, që dolën këtë janar dhe çmimi i miratuar që aplikohet për vitin 2025, është 18.34 lekë/kWh.

Në total janë 2600 klientë në 10kV që duhet të lidhin kontratën e furnizimit me njërin nga operatorët e licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë për furnizimin me energji elektrike.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com