Home / Lajme / Kosova / Ejupi: Qeveria e refuzoi gazin gjeopolitik të Uashingtonit, dështoi edhe me bateritë

Ejupi: Qeveria e refuzoi gazin gjeopolitik të Uashingtonit, dështoi edhe me bateritë

Eksperti i energjisë, njëherësh drejtori ekzekutiv në Institutin për Politika Zhvillimore (INDEP), Burim Ejupi, ka treguar për “Betimi për Drejtësi” se si gazi natyror i lëngshëm (LNG), e kishte zanafillën te Marrëveshja e Uashingtonit e nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Ejupi sqaroi se plani kryesor i mbështetur nga SHBA-ja dhe i financuar me 200 milionë dollarë grant nga MCC-ja, synonte të shpëtonte fabrikat e mëdha si Feronikeli, Sharrcemi dhe Trepça nga kriza e çmimeve të rrymës.

Megjithatë, ky projekt u refuzua nga Kryeministri Albin Kurti në vjeshtën e vitit 2021, me arsyetimin se Kosova ka thëngjillin.

“…. domethënë marrëveshja e Uashingtonit të cilën e ka nënshkruar ish-kryeministri Hoti, domethënë e prek edhe fushën e energjisë. Edhe në qeverinë, domethënë më së mirë me pyet edhe ish-kryeministrin Hoti që ka qenë protagonist, domethënë në atë kohë janë biseduar për projektet e cilat ka pasur me bërë me gazin e lëngshëm, LNG që është, që është Amerika momentalisht është prodhuesi më i madh i atij nga gazit edhe ka qenë projekti që në Aleksandërpollis të Greqisë me ardhur një gazsjellës i cili kalon nëpër Greqi, Maqedonia e Veriut, nga Maqedonia e Veriut me shkuar nëpër Kosovë, edhe Kosovë tranzit me shkuar prej Kosove në Serbi edhe prej Kosove në Mal të Zi. Domethënë ky ka qenë plani kryesor. MCC-ja i ka ndarë 200 milionë për projektin e gazsjellësit si ndihmë se ajo ka kosto më e shtrenjtë që me lidh pjesën e gazsjellësit prej Maqedonisë deri në Kosovë. E prej Kosove tani me shku ose tranzit ose ideja ka qenë që me u … Tani pjesa e sekondare, përveç MCC-së, se kjo kosto më e madhe ka qenë që kur vjen gazi në Obiliq apo në Ferizaj, ku mundesh, ti mundesh me bë një termocentral edhe mënyra që industritë e mëdhaja që janë në Kosovë, Sharcemi, Feronikeli, atëherë ka punuar Feronikeli edhe Trepça, mos me përdorur energji elektrike si burim të energjisë, po me përdorur gazin, e cila kosto e ka përafërt ose më e lirë”, tha Ejupi për “Betimi për Drejtësi”.

Ejupi tregoi përfitimet që mund t’i kishte vendi nga gazsjellësi, derisa përmendi edhe kontratën për bateria.

“Pra, kur dihet që tre gjigandë energji industrial të Kosovës janë treg të lirë. Ata nuk e marrin rrymën prej KEK-ut me çmimin 29.5, po e marrin në treg të lirë. Edhe kjo gjatë kësaj krizës energjetike, domethënë edhe këta kishin përfituar, se kur e kishin gazsjellësin, mund të përdorë gazin për energji. Vitin tetor e përmendëm të 2021-ës, domethënë qeveria e ka refuzuar këtë ndihmë se ka thënë, është ajo në shtator 2021-ën kur e thotë kryeministri Kurti, atëherë që neve nuk na duhet gazi, kur ne e kemi thëngjillin edhe atëherë mjetet që të cilat i kanë ndarë MCC-ja janë dedikuar në, domethënë ka qenë propozim që ato mjete me shku në rrjet edhe në fund me insistimin e qeverisë që janë shkuar në bateria. Tash jemi pesë vjet mbas, ne e kemi një kontratë, hala nuk janë bateria as kurrkund. Kur u nënshkruar kontrata për bateria, qeveria e Bullgarisë nuk ka pasur as një kontratë për bateria, momentalisht Bullgaria i ka 4.3 GW bateria të instaluara në rrjet, ne hala e kemi një kontratë”, shtoi ai.

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, përmes një editoriali të botuar në mediat kosovare ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të pranojë projektin e gazit të lëngshëm amerikan.

Për më shumë, ndiqeni emisionin “Refuzimi i gazit amerikan a cenon sigurinë kombëtare dhe raportet strategjike me ShBA-në?”, i cili transmetohet në T7 dhe platformat online të “Betimi për Drejtësi”./BetimipërDrejtësi

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com