Home / Lajme / Mjedisi / Kosova pritet të miratojë së shpejti Strategjinë Kombëtare për Klimën

Kosova pritet të miratojë së shpejti Strategjinë Kombëtare për Klimën

Ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka deklaruar se ndryshimet klimatike tashmë janë një realitet i prekshëm dhe se ndikimet e tyre po reflektohen drejtpërdrejt në jetesën, mirëqenien, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.

Në një deklaratë publike, ajo theksoi se Kosova tashmë ka të miratuar Ligjin për Klimën dhe pritet që së shpejti të finalizojë edhe Strategjinë Kombëtare për Klimën, e cila synon ndërtimin e infrastrukturës dhe sistemeve të nevojshme për përballimin e rreziqeve klimatike, përcjell Energy Monitor.

Sipas saj, kjo qasje synon jo vetëm rritjen e reziliencës ndaj ndryshimeve klimatike, por edhe shfrytëzimin e mundësive që ato krijojnë, duke e bërë Kosovën më të qëndrueshme për qytetarët, më tërheqëse për investime dhe më të favorshme për kthimin e diasporës.

Pacolli shtoi se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në bashkëpunim me UNDP-në, po punon për ta kthyer këtë vizion në veprim përmes forcimit të qëndrueshmërisë klimatike, koordinimit institucional dhe investimeve në sektorët kyç.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com