Korporata Energjetike e Kosovës ka dhënë një kontratë në vlerë prej 265,712.40 euro për realizimin e një projekti që lidhet me monitorimin e pajisjeve në njësitë B1 dhe B2 të Termocentralit “Kosova B”.
Sipas njoftimit, projekti përfshin demontimin, furnizimin, montimin, lëshimin në punë dhe komisionimin e sistemit të monitorimit të vibrimeve, zgjatjeve diferenciale, zhvendosjeve aksiale dhe zhvendosjes absolute për blloqet B1 dhe B2.
Fitues i tenderit është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “Bionics SH.P.K.” dhe “TURBOCOM d.o.o”.
KEK-u kishte parashikuar fillimisht një vlerë prej 266 mijë eurosh për këtë aktivitet prokurimi, ndërsa oferta fituese rezultoi të jetë afro 300 euro më e ulët se fondi i planifikuar.
Ky investim synon avancimin e sistemit të monitorimit teknik në njësitë prodhuese të Termocentralit “Kosova B”, duke mundësuar mbikëqyrje më të saktë të parametrave mekanikë dhe identifikim më të hershëm të problemeve potenciale në pajisjet kryesore të prodhimit të energjisë.



