KEDS po vijon investimet në Distriktin e Gjilanit, në kuadër të projektit TS Hysen Terpeza, me qëllim përmirësimin e performancës së rrjetit dhe sigurimin e një furnizimi më të qëndrueshëm me energji elektrike.
Sipas njoftimit të kompanisë, deri në këtë fazë të projektit janë vendosur 48 shtylla betoni, janë ndërtuar rreth 1 kilometër linjë ajrore dhe kabllore, si dhe është instaluar një trafostacion i ri me kapacitet 630 kVA. Po ashtu, trafostacioni është pajisur me blindë metalike dhe kthina të reja.
Pas përfundimit të punimeve, banorët e zonës pritet të përfitojnë nga një rrjet më i fuqishëm, tension më i qëndrueshëm dhe furnizim më cilësor me energji elektrike, sipas KEDS.



