Home / Lajme / Tjera / KEDS vlerësohet me “Highly Commended” në Reuters Global Energy Transition Awards 2026

KEDS vlerësohet me “Highly Commended” në Reuters Global Energy Transition Awards 2026

Kompania KEDS është vlerësuar me çmimin “Highly Commended” në Reuters Global Energy Transition Awards 2026, të mbajtur në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky është një nga vlerësimet ndërkombëtare në sektorin e energjisë, ku këtë vit kanë konkurruar mbi 500 projekte dhe iniciativa nga kompani dhe institucione të ndryshme në nivel global.

Sipas organizatorëve, çmimet synojnë të njohin projektet që kontribuojnë në tranzicionin energjetik, përmes inovacionit, qëndrueshmërisë dhe modernizimit të sistemeve energjetike, përcjell Energy Monitor.

KEDS u vlerësua në mesin e projekteve pjesëmarrëse për kontributin e saj në zhvillimin e rrjetit energjetik dhe përpjekjet për përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe besueshmërisë së furnizimit me energji në Kosovë.

Kompania theksoi se ky vlerësim vjen si rezultat i investimeve afatgjata dhe përfshirjes së stafit në proceset e modernizimit të rrjetit.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com