Home / Ngjarje / OEK fton kompanitë në trajnim për ekonominë qarkore dhe ekodizajnin

OEK fton kompanitë në trajnim për ekonominë qarkore dhe ekodizajnin

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka ftuar kompanitë vendore të aplikojnë për pjesëmarrje në trajnimin “Ekonomia Qarkore dhe Ekodizajni për Kompanitë në Sistemin Dual VET”, i cili synon të rrisë kapacitetet e bizneseve për zbatimin e praktikave të qëndrueshme dhe zhvillimin e aftësive të gjelbra.

Trajnimi organizohet në kuadër të projektit “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga LuxDev, dhe fokusohet në temat si ekonomia qarkore, ekodizajni, përdorimi më efikas i burimeve dhe integrimi i praktikave të qëndrueshme në proceset e biznesit.

Sipas OEK-ut, aktiviteti ka për qëllim të ndihmojë kompanitë të përgatiten për kërkesat e reja të tregut dhe të rrisin konkurrueshmërinë përmes modeleve më efikase të prodhimit dhe menaxhimit të burimeve, përcjell Energy Monitor.

Trajnimi do të zhvillohet në pesë sesione të ndara, ku kompanitë mund të zgjedhin njërën nga datat e mëposhtme:

  • 16 korrik 2026
  • 23 korrik 2026
  • 30 korrik 2026
  • 11 gusht 2026
  • 20 gusht 2026

Pjesëmarrja në trajnim është pa pagesë. Kompanitë e interesuara mund të regjistrohen duke plotësuar formularin e pjesëmarrjes dhe duke përzgjedhur datën që u përshtatet më së shumti.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com