Home / Lajme / Tjera / Bau Center ELEKTROSTUBLLA në Viti shënon 11-vjetorin e hapjes

Bau Center ELEKTROSTUBLLA në Viti shënon 11-vjetorin e hapjes

Kompania, me mbi tri dekada përvojë në sektorin elektroenergjetik, vazhdon zgjerimin e aktivitetit në prodhim, inxhinieri dhe furnizim me materiale elektrike, duke marrë pjesë edhe në projekte të rëndësishme energjetike në Kosovë dhe jashtë saj.

Bau Center ELEKTROSTUBLLA në Viti ka shënuar 11-vjetorin e hapjes, një moment që kompania e ka cilësuar si një përvjetor të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të zhvillimit.

“11 vite nga hapja e Bau Center ELEKTROSTUBLLA në Viti. Faleminderit për besimin tuaj!”, ka shkruar Anton Ramaj në një postim në rrjetet sociale, duke falënderuar klientët dhe partnerët për mbështetjen ndër vite.

ELEKTROSTUBLLA është një nga kompanitë më të njohura vendore në sektorin elektroenergjetik. Kompania i ka rrënjët që nga viti 1986, ndërsa është themeluar zyrtarisht në vitin 1992 nga inxhinieri Marjan Ramaj, përcjell Energy Monitor.

Sot ajo operon në prodhim, projektim, inxhinieri elektrike dhe furnizim me materiale elektrike, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, përfshirë gypa fleksibilë, gypa me dy mure, kuti elektrike instaluese dhe aksesorë për kabllo ABC. Kompania numëron katër lokacione në Kosovë dhe bashkëpunon me partnerë në dhjetëra vende.

Gjatë këtij viti, ELEKTROSTUBLLA ka qenë disa herë në fokus të sektorit energjetik. Kompania nënshkroi një kontratë strategjike me kompaninë gjermane Engineering Dobersek për punimet elektrike dhe mekanike në projektin e modernizimit mjedisor të Termocentralit “Kosova B”, mori pjesë në panairin ndërkombëtar Hannover Messe 2026, në panairin Light + Building në Frankfurt, si dhe prezantoi aktivitetin e saj në konferencën “Future Industry Minds 2026” në Gjermani.

Gjithashtu, përfaqësues të kompanisë ishin pjesë e delegacionit të biznesit të Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com