Home / Lajme / Tjera / KESCO vendos pikë informuese për orientimin më të shpejtë të konsumatorëve

KESCO vendos pikë informuese për orientimin më të shpejtë të konsumatorëve

Kompania për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka vendosur një pikë informuese në hyrje të Qendrës Kryesore të Shërbimit për Konsumatorë në Prishtinë, me qëllim përmirësimin e komunikimit dhe reduktimin e kohës së pritjes për qytetarët.

Sipas kompanisë, punonjësit në këtë pikë do t’i udhëzojnë konsumatorët lidhur me procedurat, dokumentacionin e nevojshëm dhe shërbimet e ofruara, duke i drejtuar ata te sporteli përkatës që në kontaktin e parë.

KESCO ka bërë të ditur se kjo masë synon një proces më të organizuar të shërbimit dhe një përvojë më efikase për konsumatorët.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com