Home / Lajme / Rajoni / Elektroprivreda BiH nënshkruan marrëveshje me kompani amerikane për tranzicionin energjetik

Elektroprivreda BiH nënshkruan marrëveshje me kompani amerikane për tranzicionin energjetik

Elektroprivreda Bosne dhe Hercegovinës (EPBiH) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me kompaninë amerikane Universal Energetics nga New Mexico për bashkëpunim në fushën e tranzicionit energjetik dhe burimeve të reja të energjisë.

Marrëveshja u nënshkrua më 24 shtator dhe krijon bazën për bashkëpunim në zbulimin, zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të reja energjetike, si dhe për shkëmbimin e përvojave nga procesi i tranzicionit energjetik në New Mexico.

Bashkëpunimi vjen në një kohë kur EPBiH po zgjeron investimet në energjinë diellore. Në shtator, kompania nënshkroi kontratë për ndërtimin e impianteve fotovoltaike Gračanica 1 dhe Gračanica 2, me kapacitet të përbashkët prej 50 MWp, përcjell Energy Monitor.

Memorandumi u nënshkrua në kuadër të një misioni tregtar amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, ku morën pjesë disa kompani amerikane dhe përfaqësues të institucioneve nga New Mexico.

Marrëveshja synon të krijojë mundësi për zhvillimin e projekteve dhe zgjidhjeve të reja energjetike, ndërsa palët do të shkëmbejnë përvojë lidhur me sfidat e tranzicionit nga sistemet tradicionale të energjisë.

Zhvillimi i kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtëritshme dhe modernizimi i sistemit energjetik janë ndër sfidat kryesore me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor.

/Energy Monitor

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com